Ja çfarë ndodh kur kafenë e pini në lukth të thatë

  • E.k /
  • 12 July 2024 - 11:15
Ja çfarë ndodh kur kafenë e pini në lukth të thatë

Kafeja në lukth të thatë nuk do të duhej të jetë kurrë e pranishme, as në mëngjes, por as atëherë kur ndjeni urinë para drekës dhe urinë e zëvendë- soni me kafe. Ja përse nuk guxoni ta bëni këtë.

SHTOHET SASIA E THARTIRËS NË LUKTH Sasia e madhe e thartirës në lukth e shkakton urthin dhe probleme me tretje që mund t'i ndjeni gjatë ditës. Sasia e tepërt e thartirës sjell probleme serioze në hapësirën e abdomen, si të thatin në lukth, sindromën e zorrëve irrituese dhe refleksin.

SHTOHET NIVELI I STRESIT Konsumimi i disa sasive me kafe mundet të shtojë ndjenjën e stresit, e kur kafenë e pini në lukth të thatë, ky problem sa vjen e përkeqësohet. Nga ana tjetër, ushqimi dhe tretja mund të ndikojnë si qetësues në organizëm.

PAKËSON NIVELIN E HORMONEVE Arsyeja kryesore përse kafeja shton nivelin e stresit është çekuilibri hormonal që e pengon prodhimin e serotoninës, e fajtori kryesor është kafeina. Serotonina është neurotransmetues, i cili është përgjegjës për lumturinë dhe ndjenjën e kënaqësisë. Studimet tregojnë se kur nuk e pini kafenë në lukth të thatë, do të ndiheni më mirë.

(Kosova Sot Online)