Rrepka e pastron organizmin
Si një mbrojtje më e mirë nga viruset dhe infeksionet. Rrepka është e pazëvendë- sueshme gjatë ditëve të ftohta shkaku i shumë vetive shëruese. Kjo perime me vlera të vogla energjike përmirëson punën e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Rrepka përdoret në rast të infeksioneve, te çrregullimet e punës së fshikëzës së tëmthit. Përmban proteina, karbohidrate, celulozë dhe minerale të shumta. Shkaku i aromës dhe shijes, në ushqim zakonisht përdoret për ta përmirësuar oreksin. Rrepka përdoret edhe në mjekësinë alternative si ilaç popullor për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen derisa toniku prej saj përdoret për pastrimin e mëlçisë. Nga ana tjetër, rrepkën e bardhë ndryshe e quajnë edhe si 'pastrues të mëlçisë', sepse e pastron organizmin nga kolesetroli dhe trigliceridet. Pos kësaj, paraqet edhe një diuretik aktiv sepse pastron edhe gurët dhe rërën nga veshkat, tretë yndyrat, qetëson bronkitin, lehtëson kollën dhe stimulon punën e fshikëzës.
LËNGU NORMALIZON PUNËN E FSHIKËZËS SË TËMTHIT
Lëngu i rrepkës nxit prodhimin e vrerit, thyen gurët dhe normalizon punën e fshikëzës së tëmthit. Pos kësaj, në formë të bluar mund të konsumohet rrepka edhe për sallatë apo e përzier me tranguj, vaj ullirit, mollë.
(Kosova Sot Online)