Ushqimet që shërojnë të djegurat nga dielli

  • E.k /
  • 13 July 2024 - 12:38
Ushqimet që shërojnë të djegurat nga dielli

Duke u argëtuar në plazh, lehtë humbet vëmendja dhe harrohet aplikimi i kremit mbrojtës që është i domosdoshëm për të mos u djegur.Për fat të mirë, nëse jeni djegur, janë disa ushqime që pakësojnë të skuqurat dhe zvogëlojnë dhimbjet.

PATATET

Nuk është aq ideale për të humbur në peshë, por nëse e keni pranë, do të jetë mbrojtje nga të skuqurat falë niseshtesë që e përmban. Copëtoni një patate të freskët në copëza dhe e vendosni mbi lëkurë. Mund ta përdorni si kompresë për lëkurën e dëmtuar.

ÇAJI I GJELBËR

Katehina që e përmban, është mbrojtës i shkëlqyeshëm kundër rrezeve të dëmshme të diellit. Acidet e çajit të gjelbër ndihmojnë në qetësimin e të djegurave me dhimbje. Nëse jeni djegur nëpër fytyrë, zhytni dy qeska të çajit në ujë të ftohtë dhe i aplikoni në fytyrë.

DREDHËZAT

Edhe dredhëzat ofrojnë veti shëruese ndaj të djegurave dhe skuqjeve të rrezeve të diellit. Shtypni disa dredhëza të freskëta dhe i aplikoni sipër lëkurës së dëmtuar. E shpëlani pas disa minutave. Tanina nga dredhëzat ndihmon në pakësimin e dhimbjeve.

TRANGUJT

Trangujt janë ushqim që ofrojnë mbrojtje ngjashëm sikurse edhe prodhimet për rrezitje dhe atë pa konservans shtesë. Nëse tashmë lëkura juaj është djegur, qëroni trangullin, e preni në copëza dhe e aplikoni sipër lëkurës së dëmtuar nga rrezet e diellit.

UTHULLA

Uthulla ndikon kundër inflamacioneve. Nëse lëkura juaj është skuqur tepër, hidhni pak uthull të bardhë të destiluar në të djegurat e lëkurës për të zbutur dhimbjet, por vetëm nëse nuk janë formuar flluska.

SALLATA E GJELBËR

Sallatën e gjelbër e zieni në ujë, e kulloni dhe e lini që të ftohet mirë më frigorifer. Pastaj, me sallatë kaloni sipër lëkurës së dëmtuar nga rrezet e diellit, duke i ofruar freskim dhe lehtësim nga dhimbjet dhe të skuqurat. 

(Kosova Sot Online)