![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Dy pije të shëndetshme për imunitet më të fortë
![Dy pije të shëndetshme për imunitet më të fortë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/13/auto_-1200-630-1420319856spinaq1720879922.jpg)
Në periudhën kur vjen deri te ftohja e motit, trupi i njeriut rrezikohet nga viruse dhe infeksione të ndryshme. Pikërisht për këtë, ju ofrojmë alternativa të shëndetshme për të pasur imunitet sa më të fortë. Sa më i fortë sistemi imun, aq më të vogla janë gjasat që të prekeni nga ftohjet.
PËRBËRËSIT PËR RECETËN E PARË: (PËR DY GOTA): 30 gramë spinaq; 2 gota qumësht kokosi; 3 banane; 1 pjesë xhenxhefil; ½ e lugës kanellë; 1 lugë erëz kardamomi.
PËRGATITJA: Në blender futni spinaqin dhe qumështin e kokosit dhe përzieni derisa të bashkohen mirë. Shtoni xhenxhefilin e bluar, bananet, kanellën e kardamomin dhe gjithçka prëzieni.
PËRBËRËSIT PËR RECETËN E DYTË (PËR DY GOTA): 90 gramë lakër të kuqe; 1 gotë ujë; 1 portokall; 1 gotë mejdra; 1 banane. PËRGATITJA: Në blender vendosni lakrën, ujin dhe portokallin dhe gjithçka përzieni mirë. Më pas shtoni mjedrat, bananen. Kënaquni në këto pije të shijshme dhe të shëndetshme.
(Kosova Sot Online)