Ushqimet miqësore për zorrët

  • E.k /
  • 18 July 2024 - 15:26
Ushqimet miqësore për zorrët

Ushqimi jo i shëndetshëm, mënyra e përgatitjes dhe përbërësit mund t'i dëmtojnë zorrët. Nëse dëshironi të keni zorrë të shëndetshme, duhet pasur kujdes se çfarë po futni në gojë.

 DRITHËRAT

 Ekspertët thonë se për çdo ditë kemi nevojë për 20 deri 30 gramë fibra. Për fat të mirë, ky problem lehtë mund të zgjidhet duke konsumuar ushqimet si tërshërë, oriz të egër, misër, bollgur dhe bukën nga kokrra e grurit. Të gjitha këto janë të pasura me përbërës që pastrojnë zorrët dhe parandalojnë kapsllëkun.

JOGURTI

Ka me miliarda baktere që qëndrojnë në zorrë që ofrojnë ndihmë në tretjen e ushqimit që e konsumojmë. Është mirë që mikrobet e tilla miqësore t'i mbajmë, e mënyrë e mirë për këtë është konsumimi i jogurtit. Por, kujdes jogurtin që përmban sheqer.

BANANET

Të lira dhe pothuajse kudo gjatë gjithë vitit, bananet janë një nga ushqimet që më së shumti kanë qasje dhe janë shumë të mira për zorrët. Pos se janë të pasura me fibra, ky ushqim i verdhë trupin e furnizon edhe me kalium dhe elektrolite. Sidomos nëse vuani nga diarreja, duhet t'i konsumoni.

ARTIÇOKU

Pasi cilësohen si një perime, artiçoku mundet të ndihmojë në detoksimin e zorrëve pasi që përmbajnë sulfur. Kjo perime me ngjyrë të gjelbër po ashtu është e mbushur me fibra që heqin papastërtitë dhe parandalojnë kapsllëkun. Janë të pasura edhe me probiotikë që pastrojnë zorrët nga bakteret.

MISHI PA YNDYRË

 Proteinat janë të domosdoshme për shumë gjëra, ndërtimin e muskujve dhe riparimin e tyre, lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, ekuilibrin e hormoneve dhe shumë tjera. Burimi më i mirë për këtë nutrient shumë të rëndësishëm janë prodhimet e mishit. Zgjedhja më e mirë është mishi me pak yndyrë.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Nëse keni dhëmbët e ëmbël, kjo ju shkon për shtati. Sepse ekspertët thonë se konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë në fakt është ushqim i mirë për zorrët. Po del që çokollata e zezë ushqen bakteret e dobishme në zorrë. Disa nga këto baktere reduktojnë inflamacionet dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)