Lëngu që fshin rrudhat dhe celulitin

  • E.k /
  • 18 July 2024 - 19:11
Lëngu që fshin rrudhat dhe celulitin

Ky lëng përgatitet nga ushqimet që ndikojnë të keni një ten sa më të mirë, rregullon peshën trupore dhe ndikon në pakësimin e celulitit

Përbërësit:

Jogurti – rregullon tretjen dhe ndikon te yndyrat në trup.

Boronica, dredhëza, manaferra, mjedra dhe rrush të tharë – antioksidues përplot me vitamina C, kujdesen për lëkurën dhe mbron imunitetin.

Xhenxhefili – largon dhimbjen nga muskujt, shtrëngon dhe përtërinë lëkurën.

Bananet – posedojnë sasi të madhe me kalium dhe rregullojnë mbajtjen e ujit në organizëm, si dhe shtojnë efektin e celulitit në sipërfaqen e lëkurës.

Përgatitja:

Në blender shtoni jogurtin e ftohtë (rreth 2 dl), e sipas dëshirës shtoni pak akull, nëse dëshironi që ta freskoni pijen. Shtoni kombinimin e dashur të pemëve, përzieni dhe e shërbeni në një gotë. Me xhenxhefil mos e teproni, sepse dhuron shije të fortë. Në lëng mund dështoni edhe pak gjethe të freskëta të kanellës. 

(Kosova Sot Online)