Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh kjo

  • 19 July 2024 - 09:01
Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh kjo

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Por, ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë, transmeton "Kosova sot Online ".

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme.

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin. Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.

Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

 (Kosova Sot Online )