Inflamacionet e fytit - Ilaçet që ndihmojnë
Provoni këto mënyra natyrale që ju mundësojnë zbutjen e dhimbjeve në fyt.
UJI I NJELMËT
Në një gotë me ujë (200 ml) hidhni një lugë kripë të detit (mundet edhe kripë e kuzhinës). Me këtë përzierje e shpëlani fytin gllënjkë për gllënjkë derisa ta shpenzoni masën e përgatitur. Këtë mënyrë ta përdorni disa herë në ditë. Kjo ndihmon në ruajtjen e lagështisë në gojë.
HUDHRA
Hudhra është antibiotik natyral që shkatërron viruset, bakteret e edhe kërpudhat. Porsa t'i ndjeni dhimbjet në fyt, si masë parandaluese hani disa thelpinj të hudhrës. Nga hudhra përgatiten edhe preparate tjera për shërimin e dhimbjeve në fyt. Në një gotë ujë të vluar shtoni disa thelpinj të shtypur. Me masën e fituar e shpëlani fytin disa herë në ditë.
RRIKA
Rrika është një rrënjë që shërben edhe si ilaç mjekë- sor. Në një gotë ujë të shtuar shtoni një lugë rrikë të bluar freskët si dhe e shtoni edhe një lugë mjaltë organik. Më pas, masën e përzieni mirë derisa të jetë përzier, më pas e pini ngadalë, në gllënjka të vogla dhe ngadalë.
UTHULLA E MOLLËS
Kur të jenë shfaqur simptomat e para të dhimbjeve në fyt sugjerohet shpëlarja e fytit me uthull të mollës. Në një gotë ujë të ngrohtë tretni rreth tri lugë të vogla uthull të mollës, më pas e shpëlani dhe e pështyni.
MJALTË DHE QUMËSHT
Nëse dhimbjet e fytit shkaktohen nga irritomi, duhet sa më parë ta qetësoni mukozën e fytit. Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni qumësht. Përzierjen e pini ngadalë në gllënjka, e pas disa orëve e përsëritni përsëri.
SHURUPI NGA QEPA
Në një kavanoz hidhni disa rriska të qepës së prerë, limon, mjaltë derisa kavanozi të mbushet plot. E lini në një vend të errët për dhjetë orë, derisa qepa të lëshojë lëngun. E procedoni në një shishe dhe merrni nga një lugë për dy orë.
(Kosova Sot Online)