Vetitë shëruese të çajit nga lëvorja e mandarinë

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 10:33
Vetitë shëruese të çajit nga lëvorja e mandarinë

Vjeshta dhe dimri janë periudhë kohore kur mandarinat e arrijnë kulmin në konsumim, prandaj ua tregojmë edhe disa veti shëruese, pos se janë të shijshme. Kur në pyetje është shërimi i gripit dhe ftohjes, mandarinat janë pema që duhet përdorur më shumë, pasi përmbajnë shumë vitamina C. Pos frytit, veti shëruese përmban edhe lëvorja e tyre sidomos nëse përgatitet në formë të çajit.

PËRGATITJA E ÇAJIT

Thjesht, qëroni mandarinat, ia ruani lëvoren në kavanoz dhe mbylleni në mënyrë hermetike. I ruani në vend të errët dhe të ftohtë për disa muaj. Për ta përgatitur çajin thjesht vendosni disa lëvore në gotë, hidhni nga sipër ujin e vluar, e mbuloni dhe e lini për disa minuta.

PËR ULJEN E KOLESTEROLIT

 Shumë studime kanë dëshmuar se lëvorja e mandarinës ka veti shëruese, sidomos theksohet aftësia e tyre në uljen e kolesterolit në gjak. Studimet tregojnë se në lëvore ka 20 herë më shumë antioksidues se sa në lëngun e mandarinës.

 KUNDËR KANCERIT

Përqendrimi i madh me antioksidues në lëvoren e mandarinës këtë pemë e vendosin lart si pemën kundër kancerit. Besohet se antioksiduesit mbrojnë qelizat nga dëmtimet.

(Kosova Sot Online)