Dhimbjeve në shpinë u erdhi fundi me këtë recetë natyrale
Gjyshërit tanë nuk kanë pasur produkte sa kemi ne sot. Kremra, tableta, lloje të vajit. Se çfarë janë të shëndetshme e çfarë jo, rrallë e dimë. Nga ana tjetër, të parët tanë kanë përdorur të mirat e natyrës dhe kurrë nuk kanë gabuar. Së paku, recetat natyrale nuk kanë efekte të dëmshme anësore. Sot ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për heqjen e dhimbjeve në shpinë dhe kurriz. Është edhe i shijshëm.
PËRBËRËSIT
1 fik të thatë; 1 kajsi të thatë; 5 kumbulla të thata. Përgatitja: Për 45 ditë rresht nevojitet t'i hani këto pemë. Këto pemë posedojnë nutriente që ndihmojnë në përtëritjen e indeve që gjenden midis disqeve intervertebrale sepse i bëjnë më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Përzierja e këtyre ushqimeve, e me këtë edhe kombinimi i këtyre substancave është shumë efikase në luftën kundër dhimbjeve në shpinë. Recetën mund ta aplikojnë edhe meshkujt edhe femrat, e sidomos personat që merren me sport apo me aktivitete fizike.
(Kosova Sot Online)