Lëngu i fuqishëm nga natyra, i përgatitur nga gruri

  • E.k /
  • 23 July 2024 - 15:07
Lëngu i fuqishëm nga natyra, i përgatitur nga gruri

Lëngu shërues nga gruri është përplot me vitamina C dhe E, ngadalëson plakjen dhe parandalon thinjat e flokëve po ashtu. Do të ishte mirë ta kultivoni dhe ta shndërroni më pas në lëng.

Përgatitja:

1. Futni farat në ujë për tetë deri në dymbëdhjetë orë.

2. Lini farat në kavanozin e qelqit edhe gjatë 24 orëve.

3. Kur të kenë filluar të dalin sythat, i mbillni në sipërfaqen e tokës.

4. Gjatë tri ditëve të para i mbuloni me kavanoz në mënyrë që të thahet. Gjatë atyre ditëve e ujisni në mëngjes dhe në mbrëmje.

5. Në ditën e katërt zbuloni kavanozin, farat le të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me diellin.

6. Temperatura ideale për rritjen e grurit duhet të jetë 21 gradë deri 26.

7. Mund ta preni kur të jetë rritur rreth njëzet centimetra. Dy ditë para se ta preni e nxirrni në diell që të vjen deri te sinteza klorofilit.

8. Për mbjellje të re ju nevojiten fara të reja dhe dheu i ri.

9. Lëngu nga gruri mund të përgatitet me ndihmën e blenderit, duke i shtuar pak ujë.

(Kosova Sot Online)