Kokteji kundër ftohjes - Antibiotiku natyral
Gjatë ditëve të dimrit, imuniteti dobësohet dhe pikërisht për këtë organizmit i nevojitet ndihmë. Nga përbërësit natyralë, në variantin shtëpiak, mund të përgatisni "bombë antibiotiku". Me pak mund, do ta përgatitni koktejin kundër ftohjes.
PËRBËRËSIT: 1 thelb të hudhrës; 2 lugë të vogla mjaltë; 2 lugë të vogla xhenxhefil të bluar; Gjysmë lugë të vogël spec pikant të bluar; Gjysmë luge të vogël kanellë; 1 dcl lëng të freskët të limonit.
PËRGATITJA
Në lëngun e shtrydhur të limonit përzieni hudhrën e shtypur, xhenxhefilin, specin pikant dhe kanellën. Të gjithë përbërësit i përzieni bashkë, e më pas shtoni mjaltin për të fituar një masë të trashë. Masën e hidhni në enën prej qelqit dhe e mbyllni, e lini në temperaturë të dhomës për disa orë, e më pas e ruani në frigorifer. Një lugë të koktejit ta pini njëherë në ditë, më së miri në mëngjes me çaj, për ta forcuar imunitetin.
(Kosova Sot Online)