Vetitë e hatashme shëruese të lëngut të shegës
Konsumimi i lëngjeve natyrale është i mirë për shëndetin. Me gjasë keni lexuar apo keni dëgjuar për këtë fakt. Përderisa të gjithë frutat kanë vlera ushqyese, disa prej tyre kanë fuqitë e tyre të veçanta. Në këtë artikull ju tregojmë për vetitë shëruese të shegës. Ky superfryt është i pasur me minerale (kalcium, hekur dhe kalium), vitaminat (A, C dhe E, B5) dhe përmbajnë shumë fibra.
LUFTON KANCERIN
Përderisa nuk është kurë për këtë sëmundje, lëngu i shegës ndihmon në reduktimin e simptomave të tij dhe është ilaç ideal tradicional për këtë tretman. Kjo për faktin se përmban disa komponentë, që shkatërrojnë apo dobësojnë qelizat e kancerit. Për të ndaluar përparimin e kancerit në prostatë, ju rekomandojmë të pini një gotë lëng në ditë.
KA EFEKT PASTRUES
Lëngu i shegës është shumë i mirë për mëlçinë, sepse forcon dhe ndihmon në eliminimin e helmeve. E njëjta ndodh edhe me gjakun, e pastron dhe e detokson. Për më shumë, një gotë lëng i shegës në ditë, për tre muaj rresht, përmirëson qarkullimin e gjakut. Rekomandojmë që njerëzit me hipertension apo me gurët në veshka të konsumojnë lëng të shegës.
LUFTON STRESIN
Duke konsumuar lëng të shegës në mëngjes në stomak të thatë rritni emocionet pozitive, vitalitetin dhe përqendrimin. Po ashtu e redukton depresionin dhe stresin. Përdoret në rastet e pagjumësisë, dhimbjeve kronike dhe ndihmon kundër stresit.
MBRON ZEMRËN
Konsumimi i lëngut të shegës disa herë në javë parandalon hipertensionin. Po ashtu ul rrezikun për arterosklerozë. Për më shumë, shega parandalon formimin e pllakave në muret e arterieve dhe kështu parandalon forcimin e tyre. Pas dy javësh konsumim të lëngut të shegës në ditë, vullnetarët nga Napoli i Italisë kishin 5 për qind shtypje më të ultë të gjakut. Falë përmbajtjes me kalium, lëngu i shegës është i përsosur për ata që kanë shtypje të lartë të gjakut.
MBRON TRURIN
Sipas studimeve nga "University of Washington", gratë shtatzëna që kishin konsumuar lëngun e shegës, kishte ndikuar në mbrojtjen e fetusit nga komplikimet e mundshme, sidomos atëherë kur foshnja lind para kohe. Kështu, lëngu i shegës redukton dëmtimet në tru dhe parandalon Alzheimer-in.
LUFTON MBIPESHËN
Si fryti, po ashtu edhe lëngu i shegës ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga mbipesha. Janë suplement i shkëlqyeshëm për ata njerëz që janë në dietë, sepse akumulojnë helmet e akumuluara, kanë efekt diuretik dhe rregullojnë oreksin. Në shkëmbim, ofrojnë energjinë që na nevojitet për të funksionuar si duhet.
(Kosova Sot Online)