Çfarë shëron jargavani?

  • E.k /
  • 28 July 2024 - 12:22
Çfarë shëron jargavani?

Një nga lulet më të njohura në pranverë është jargavani, që me lulet, gjethet dhe kërcellin, është shumë e pranishme në ilaçet natyrale. Për shërim përdoren gjethet, lulet, lëvorja dhe farat. Përdoret kundër sëmundjeve reumatoide, pastron gjakun dhe mëlçinë, shëron diarrenë. Lëvorja e saj përdoret për shërimin e malaries dhe temperaturës së lartë.

Gjethet përdoren për shërimin e gripit dhe sëmundjeve të gojës te fëmijës, shëron kollën dhe bronkitisin, gurin në veshka, shtypjen e lartë të gjakut. Lulet përdoren për shërimin e sëmundjeve të lëkurësi, skuqjet, lëndimet, të djegurat nga dielli, shëron papastërtitë në lëkurë, sidomos në kujdesin ndaj fytyrës, shërojnë kapsllëkun, fryrjen në stomak dhe glaukomën. Vaji i jargavanit njihet si preparat popullor për masazh dhe shërimin e reumës dhe qetësimin e nervave. Në aromaterapi përdoret për ekuilibrin emocional dhe shpirtëror, për forcimin e ndjeshmërisë.

(Kosova Sot Online)