
Lexoni edhe:
Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë
Prindërit e dëshpëruar, fëmijët e të cilëve injorojnë lutjet që të mos i fusin gishtat në hundë, mbase përfundimisht kanë gjetur argumentin me të cilin do të eliminojnë këtë shprehi – zhvillimi i mundshëm i inflamacionit të mushkërive, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pneumokoku, shkaktar i inflamacionit bakterial të mushkërive, infeksioni i indeve të mushkërive i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk shërohet, bartet nëpërmjet ajrit, përkatësisht pikëzave, shpesh me kollë dhe teshtitje të individëve të infektuar.
Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – MitrovicëLexoni edhe:
Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën European Respiratory, një grupi vullnetarësh pneumokoku u është “fërkuar” nëpër shuplaka. Pastaj kanë marrë detyrë të pakëndshme që të përsërisin disa veprime më të shpeshta, fjala është për prekjen e përditshme, fërkimin apo futjen e gishtit në hundë. “Ky studim ka treguar që bakteri mund të përhapet edhe me duar, madje edhe objektet (siç janë celularët dhe lodrat e fëmijëve) mund t’i kontribuojnë përhapjes së tij”, ka thënë Victoria Connor, shkencëtare në Universitetin e Liverpulit Royal Hospital.
Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – MitrovicëLexoni edhe:
Në nivel global inflamacioni i mushkërive çdo vit vret rreth 1,3 milionë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç.
Ndonëse hulumtimi i bërë në persona të rritur, Connor thekson që rezultatet e studimit janë orientuar në rend të parë ndaj prindërve të fëmijëve të vegjël.
“Ndoshta nuk është reale të pengohen fëmijët që të fusin gishtin në hundë apo të fërkojnë zonën e hundës, mirëpo këshilla për prindërit është – higjiena e rregullt dhe e mirë e duarve, pastrimi e larja e lodrave dhe e sipërfaqeve të tjera mund të ulë përhapjen e bakterit, si edhe rrezikun nga zhvillimi i infeksionit me pneumokok siç është inflamacioni i mushkërive”, thotë Connor.
(Kosova Sot Online )