laçi me hudhër kundër shumë sëmundjeve
Ky ilaç i përgatitur në mënyrë krejt natyrale është preparati i duhur për hedhjen e kripës dhe shtresave të njelmëta nga organizmi. Ilaçi po ashtu e përmirëson aftësinë e organizmit, e pastron gjakun, e forcon sistemin imun, enët e gjakut dhe punën e zemrës. Lëngu nga hudhra po ashtu heq yndyrat shtesë nga organizmi dhe e përmirëson punën e emtabolizmit. Është i domosdoshëm kundër sëmundjeve dhe inflamacioneve te femrat.
Po ashtu, e pastron organizmin nga shtresat e dëmshme. Për ta përgatitur ilaçin nuk është aspak e vështirë: në një enë prej qelqit hidhni rreth dymbëdhjetë thelpinj të hudhrës, e secilin prej tyre ta ndani në katër pjesë. Nga sipër i hidhni gjysmë litër verë të zezë. E mbyllni dhe e lini në dritare, aty ku e prek drita e diellit, për dy javë, kohë pas kohe e përzieni. Më pas e derdhni në një enë të errët. Lëngun e përgatitur at merreni tri herë në ditë nga një lugë të vogël, për një muaj rresht. Të njëjtën procedurë mund ta përsëritni pas gjashtë muajsh.
(Kosova Sot Online)