
Përgatitni çajin që ju rigjallëron

Vetitë shëruese të ullirit përmenden edhe në librat e shenjtë, por se shumica e njerëzve ende nuk njihen me fuqitë shëruese të gjetheve të ullirit. Vetitë shëruese të ekstrakteve të gjethes së ullirit janë: 1. forcon sistemin imun; 2. parandalon sëmundjet virusale si gripi; 3. lehtëson dhimbjet në fyt, sinuse dhe inflamacionin në mushkëri; 4. shëron artritin, psoriazën, lodhjen kronike dhe ftohjen; 5. ndikon kundër mikrobeve dhe forcon sistemin imun te shërimi i kancerit; 6. parandalon osteoporozën; 7. ndihmon te humbja në peshë; 8. kujdeset për shëndetin mendor.
PËRBËRËSIT PËR ÇAJ SHËRUES NGA GJETHET E ULLIRIT: - 15 deri 20 gjethe të thata; - 2 deri 3 dl ujë.
PËRGATITJA:
Gjethet e ullirit i derdhni në gotën me ujë të vluar dhe i lini të zihen edhe për 10 minuta. Pastaj hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen për 15 minuta. Sipas dëshirës mund t'ia shtoni edhe pak lëng limoni. Konsumojeni këtë çaj rregullisht për disa javë.
(Kosova Sot Online)