5 arsye të papritura që shtoni peshë

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 19:05
5 arsye të papritura që shtoni peshë

Me të vërtetë është frustruese kur e vëreni se keni shtuar ndonjë kilogram shtesë, apo kur e ndieni se xhinset tuaja të preferuara më nuk janë për ju. A e dini se për këtë ekzistojnë shumë arsye dhe shumë fajtorë, nga çrregullimi i ekuilibrit hormonal e deri te mungesa e disa vitaminave? 

DEPRESIONI

Shumë antidepresivë shkaktojnë mbipeshën e padëshiruar. Mu për këtë arsye, nëse merrni tableta kundër depresionit, mund të prisni të shtoni midis tri e deri tetë kilogramë. Nëse nuk merrni ilaçe kundër depresionit, atëherë fajtor është vetë depresioni, marrë parasysh se personat që janë të vetëm dhe në depresion më lehtë shtojnë peshë. 

ILAÇET

Mund të ndodhtë që shkaku i efekteve anësore, ilaçet të cilat i merrni të ndikojnë të shtoni peshë, si për shembull pilulat kontraceptive. Nëse jeni në terapi hormonale, nëse merrni steroide, beta bllokatorë apo ilaçe për shtypje të gjakut, për artrit apo migrenë, të gjitha këto mund të ndikojnë të shtoni peshë.

ZORRA DEMBELE

Nëse keni të ashtuquajturën zorrë dembele, ideale do të ishte të ndieni nevojën zbrazjes një apo dy orë pas ushqimit. Nëse keni jashtëqitje një apo dy herë brenda ditës, edhe kjo është e pranueshme. Nëse nuk keni jashtëqitje të rregullt, dehidrim, mungesë të ushqimit me fibra, të gjitha këto janë fajtore për mbipeshë.

JU MUNGOJNË DISA PËRBËRËS USHQYES

Shkaktar i mbipeshës së "çuditshme" mund të jetë edhe mungesa e disa përbërësve ushqyes, si për shembull vitamina D, magnezi, hekuri, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imun, pakësojnë energjinë dhe ngadalësojnë metabolizmin.

NDOSHTA...PO PLAKENI

Nëse është diçka tjetër në pyetje, diçka natyrale si plakja, atëherë duhet të prisni se keni një metabolizëm të ngadalësuar, por në të 40-at dhe në të 50-at. Në këtë moshë nuk mund të shkrini sasinë e kalorive sikurse kur ishit në të 20-at. Mu për këtë arsye, nevojitet ta zvogëloni konsumimin e ushqimit dhe të ushtroni më shumë. 

(Kosova Sot Online)