Eukalipti mbron prej gripit

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 21:42
Eukalipti mbron prej gripit

E ukalipti (lat/ Eucaliptus globulus) është dru, që përdoret shumë në mjekësinë popullore për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, sepse përmban sasi të konsiderueshme të vajrave esenciale. Vajrat nga ky lis përmbajnë edhe përbërës antibakterialë, e si ilaç e kanë përdorur edhe Aborixhinët e vjetër. Tashmë e gjithë bota e di se aukalipti ndihmon te gripi dhe ftohja. Përpos se shkatërron bakteret, vaji eterik nxit edhe sekretimin dhe pastron bronket. Në rast se jeni ftohur, preferohet që disa pika vaj t'i aplikoni në freskuesin e ajrit dhe ndikimi pozitiv do të zgjatë gjatë gjithë natës. Nga gjethe përgatitet çaj, tinkturë, që sugjerohen te inflamacioni i sinuseve, bronkiti akut dhe kronik, kolla dhe inflamacionet e fytit.

ÇAJ KUNDËR PLOGËSHTISË

Përgatitet në atë mënyrë që në 2 dl ujë të vluar hidhen gjethet e bluara apo të thata të eukaliptit dhe lihen të vlojnë për disa sekonda. Më pas largohet nga pllaka e nxehtë dhe lihet të qëndrojë për dhjetë minuta. Çaji i ftohur të konsumohet nga dy deri tri gota në ditë.

(Kosova Sot Online)