
Pesë arsye pse duhet të pini ujë të ngrohtë

Uji është burim i shëndetit dhe jetës, prandaj nuk duhet habitur pse duhet t'i konsumojmë 6-8 gota ujë në ditë. Nëse e vloni ujin, dhe e pini në gjendje të vakët, atëherë vetitë shëruese janë të panumërta.
1. Një gotë ujë e vakët në ditë e pastron lëkurën, u sugjerohet personave që kanë probleme me akne dhe lëkurë të thatë.
2. Uji i vakët relakson muskujt, konsumimi relakson edhe ngërçet gjatë menstruacioneve.
3. Në mëngjes para kafjallit dhe gjysmë orë pas shujtës përmirëson punën e tretjes dhe zgjidh problemet me fryrje dhe gazra.
4. Konsumimi i ujit të vakët në lukth të thatë shëron infeksionet urinare, pakëson urthin.
5. Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, djersitjen dhe hedhjen e helmeve nga trupi, duke përmirësuar edhe funksionimin e mëlçisë dhe të veshkave.
(Kosova Sot Online)