
A munden pesë shujta në ditë të jenë kyçe për humbje në peshë?

Është dieta e re që përqendrohet në konsumimin e pesë shujtave në ditë, me qëllim që t'ju ndihmojë të humbni rreth 2 kilogramë. Dieta 5:5:5, dizajnuar nga nutricistja Angela Dowden, që cilësohet si mënyrë më e 'lehtë dhe më e shëndetshme', për të pasur figurë të hatashme. Dieta përqendrohet në konsumimin e rregullt të pesë shujtave në ditë. Ajo po ashtu sugjeron që ushqimi që e konsumoni të përbëhet nga pesë porcione me 80 gramë fruta dhe perime për çdo ditë, sidomos perime të gjelbra, që janë plot me fibra dhe pak karbohidrate. Duke përcjellë këto rregulla, mund të hiqni rreth 2 kilogramë brenda dy javësh. Një ditë tipike me një dietë si kjo, përfshin një grusht me boronica dhe një rriskë kivi me jogurt pa yndyrë për kafjall. File salmoni të zier me sallatë dhe "tzatziki" për drek dhe një copë mish viçi me perime dhe "cous cous" për darkë,transmeton gazeta Kosova Sot.
Si zamër mund të përfshihen banane ose një grusht me arra. Pasi që duhet konsumuar pesë herë në ditë, ata që e ndjekin këtë dietë duhet shmangur zamrat tepër afër me shujtat e rregullta, të kenë kujdes me madhësinë, të jenë të moderuara, si dhe të hiqni dorë nga pijet me sheqer. Dieta "5:5:5" vjen në majat e dietës së suksesshme të dietës 5:2, që kishte premisa të thjeshta. Hani normalisht për pesë ditë dhe më pas, për dy ditë të tjera - të quajtura ditët e agjërimit - konsumoni një të katërtën e konsumit normal të kalorive (600 kalori për meshkuj dhe 500 për femra). Në tremujorin e parë të aplikimit të dietës 5:2, do të mund të humbni pesë deri gjashtë kilogramë. Dietat e tjera është dëshmuar se janë shumë më rigoroze.
Dieta "Miltary Diet" premton t'ju ndihmojë të humbni 4.5 kilogramë në javë, duke konsumuar rreth 1.000 kalori në tri ditë brenda javës. Thuhet se kjo dietë rrjedh nga ushtarakët amerikanë, të cilët këtë dietë e kanë shpikur, me qëllim që të ndihmojnë ushtarët amerikanë të kenë formë trupore. Dieta Ushtarake ju shtyn të hani ushqim rigoroz për tri ditë në javë, para se të konsumoni ushqim të rregullt për katër ditë të tjerë. Plani treditor në dietë përfshin një vezë, një rriskë bukë të thekur dhe gjysmë banane për kafjall, përcjellë me djathë, një vezë të fërguar dhe pesë keksë me oriz për drekë dhe 200 gr proshutë, një gotë brokoli, 1/2 e gotës karota, 1/2 e bananes dhe 1/2 e gotës akullore vanilje për darkë.
(Kosova Sot Online)