Kolla te fëmijët, ilaçet natyrale

  • E.k /
  • 03 August 2024 - 09:55
 Kolla te fëmijët, ilaçet natyrale

Tashmë kur jemi në sezonin e ftohjeve dhe viruseve të ndryshme, as fëmijët nuk janë imun, madje, ata preken shumë. Në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale kundër kollës së fëmijëve Kamomili: Merrni një enë plastike ku i hidhni 50 g lule të kamomilit, 2 litra ujë të vluar, peshqir për pastrim.

Hidhni kamomilin në ujë dhe sipër ia derdhni ujin e vluar. Sipër kokës së fëmijës hidhni peshqirin dhe ia mundësoni ta thithë avullin që del nga ena. Fëmija duhet të marrë frymë përmes hundës, derisa ta lëshojë frymën përmes gojës. Më pas, fëmijën e lini në dhomë të ngrohtë për 20 minuta. Çaj kundër kollës (për fëmijët prej 1 vjeç) - Ky ilaç vendor u dedikohet fëmijëve më të rinj se 1 vjeç. Merrni nga 10 g fara të koprës, anisit të imtësuar dhe 15 g gjethe të mëllagës. Nga kjo përzierje merrni 2 lugë dhe ia derdhni 2 dl ujë, e mbuloni dhe e lini për 10 minuta, fëmija le ta konsumojë tri herë në ditë nga një gotë. Qumësht me mjaltë: Në një gotë qumësht të ngrohtë hidhni 1 lugë mjaltë e kur kolla të shfaqet për çdo natë ia jepni fëmijës, para gjumit.

(Kosova Sot Online)