Çokollata e zezë apo ajo me qumësht?

  • E.k /
  • 15 August 2024 - 10:11
Çokollata e zezë apo ajo me qumësht?

Konsumimi i çokollatës së zezë në vend të asaj me yndyrë me qumësht ndoshta personave që nuk kanë problem me mbipeshën ju duket zgjidhje e mirë dhe kompromis kur ju shfaqet dëshira për diçka të ëmbël. Sa më shumë kakao në çokollatë, sipas nutricistëve ka më shumë yndyrë të kakaos se sa një çokollatë klasike me qumësht, edhe pse i shtohet më pak sheqer.

Marrë parasysh se yndyra nga kakao përmban më shumë yndyrë, kjo do të thotë se dallimi në sasinë e kalorive midis çokollatës së zezë dhe asaj me qumësht nuk dihet. Edhe më tutje çokollata e zezë është më e shëndetshme për adhuruesit e kësaj ëmbëlsire, sepse është e pasur me flavonide, të cilat i hasim edhe në pemë dhe perime si mollët, rrushi dhe lakra e kuqe. Një pjesë e çokollatës së zezë është e dobishme për enët e gjakut dhe pakëson rrezikun për sulm në zemër dhe sulmin në tru.

(Kosova Sot Online)