Gjashtë ushqimet që qetësojnë lukthin

  • E.k /
  • 17 August 2024 - 13:12
Gjashtë ushqimet që qetësojnë lukthin

PURE NGA BANANET

Bananet janë burim i mirë për substancat shëruese, sidomos me elektrolite, siç është kaliumi. Shumë njerëz i konsiderojnë si ushqim "të rëndë", por bananet mund të ndikojnë si qetësues për lukthin. Mirëpo, është më mirë të hani pure nga bananet, sepse treten lehtë. Një shujtë si kjo ofron edhe energji gjatë kohës kur të jetë qetësuar lukthi.

ORIZI I GATUAR NË AVULL

Orizi pa erëza di të ndikojë si një qetësues në lukthin e zbrazët. Pakëson ndjenjën e të qenët të uritur dhe parandalon ndikimin negativ të acidit të lukthit. Sasitë e vogla të orizit duhet konsumuar gjithmonë në të njëjtin orar.

MOLLËT OSE LËNGU I TYRE

Mollët janë të pasura me fibra, pektinë dhe fruktozë, kështu që ofrojnë sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese, derisa mund të shmangni ushqimin tjetër të rëndë. Mirëpo, pos mollëve, mund ta përdorni edhe lëngun e tyre. Pra, qëroni ato dhe shtrydhini, lukthi do të jetë i qetë.

BUKA E THEKUR

Buka e thekur, qoftë e bardhë apo e zezë, është shumë e shëndetshme kur kemi të bëjmë me lukthin. Po ashtu, duhet pasur kujdes që të mos vendosni gjalpë, sepse edhe prodhimet e qumështit mund ta irritojnë atë.

SUPA E PASTËR

Pini zakonisht lëngun e supës, që të mos ketë perime, mish apo prodhime të tjera, si makarona, për shembull. Pra, konsumoni vetëm lëngun. Shmangeni supën me shumë erëza, me erëza të forta, apo përbërësit me aroma të forta.

JOGURTI I FRESKËT

Jogurti i ëmbëltuar zakonisht ndikon mirë te shumica e njerëzve, ka efekt qetësues. Mirëpo, jogurti mund të përbëjë problem për ata persona që nuk mund ta durojnë, nganjëherë kur nuk durohet laktoza, pas diarresë, jogurti mundet të irritojë zorrët. Ky lloj i mostolerancës në laktozë zakonisht është shkurtër.

(Kosova Sot Online)