Çfarë duhet konsumuar për të pasur mushkëri të shëndetshme?
Mendoni se përmes ushqimit nuk mund të ndikoni të keni mushkëri të shëndosha? Mashtroheni! Shkencëtarët kanë vërtetuar se në afat shumë të shkurtër, artikuj të caktuar mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mushkërive. Grejpfruti, bananet, peshku dhe djathi mund t'ju ndihmojnë njerëzve, të cilët luftojnë me sëmundjet e mushkërive. Më saktë, shkencëtarët kanë gjetur ndërlidhje të qartë midis artikujve të lartpërmendur dhe sëmundjeve obstruktive kronike të mushkërive.
Shkencëtarët amerikanë dhe ata evropianë kanë kryer një studim trevjeçar, përmes të cilit kanë provuar ta zbulojnë mënyrën sesi ushqimi ndihmon te sëmundjet e shpeshta të mushkërive. Të anketuarve, të cilëve u ishte sugjeruar të konsumojnë grejpfrut, banane, peshk dhe djathë, gjendja u ishte përmirësuar pas 24 orëve. Shkaku i këtij zbulimi, dr. Korin Hanson këshillon që ata persona, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkërive, të kenë mënyrë tjetër të të ushqyerit, mënyrë kjo që u ndihmon në shërim.
(Kosova Sot Online)