Lëngu i domates medoemos duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 09:52
Lëngu i domates medoemos duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj

Domatet kanë shumë pak kalori, prandaj lëngu i domates i duhuri për të humbur në peshë. Lëngun e domates me siguri se secili prej jush e ka provuar, edhe atë të blerë, përderisa ai i bërë në shtëpi natyrisht se ka vlerë më të lartë ushqyese dhe ndikim më të mirë në shëndetin tonë.

Domatja është e pasur me natrium, kalcium, kalium, magnez, vitamina B, C dhe A. Shkaku i përbërjes së lartë me likopen, antioksidues ky i cili është mjaft i rëndësishëm për shëndetin tonë, është vërtetuar nga studime të shumta se lëngu i domates parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene, pastron enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve të zemrës.

Ky lëng nxit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, ul shtypjen e lartë të gjakut, parandalon trombozën, rregullon punën e mëlçisë. Po ashtu, lëngu i domates është treguar i efektshëm edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Lëngu i domates me sukses largon dhimbjet e kokës që shkaktohen si pasojë e konsumimit paraprak të alkoolit.

(Kosova Sot Online)