Receta antike që forcon flokët dhe parandalon rënin e tyre
Problemi i rënies së flokëve dhe rrënjës së dobët nuk është gjendje e rrallë, e prodhimet që ekzistojnë në treg rrallëkujt se i ndihmojnë. Por, sikurse edhe për të gjitha problemet e tjera, edhe për këtë zgjedhjen më të mirë e ofron - natyra. Ekspertët kanë gjetur recetën antike për maskën e thjeshtë që forcon rrënjën e flokut. Kjo maskë rigjallëron strukturën e rrënjës së flokut dhe parandalon rënien, e për ta përgatitur këtë maskë, keni nevojë përvetëm një përbërës - karotën.
Si burim i hatashëm për vitamina, betakarotinë dhe vitamina A, karota jo vetëm se dhuron shikim të mirë, por ndikon edhe në shëndetin e qimeve të flokëve, që është esenciale për flokë të shëndetshëm. Materiet ushqyese, të cilat karota i përmban mund ta përmirësojnë shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës.
Pos kësaj, karota ndihmon edhe në detoksimin e gjithë organizmit, e edhe te flokët krijojnë qeliza të reja. përgatitja është shumë e thjeshtë: thjesht, imët preni disa karota të freskëta dhe i vendosni në lëkurën e kokës. E lini të veprojë minimum 15 minuta, e më pas i shpëlani flokët në mënyrë të zakonshme. Në fillim maskën e vendosni gjithmonë paera se t'i pastroni flokët, së paku pesë herë rresht. Kur të jenë forcuar flokët, këtë e bëni njëherë në muaj, e rezultatet e para do t'i vëreni pas vetëm disa tretmanëve.
(Kosova Sot Online)