Ja ushqimet që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

  • A.P /
  • 04 September 2024 - 07:59
Ja ushqimet që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

Duhani, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ndër faktorët më të mëdhenj të tensionit të lartë, por edhe dieta luan një rol të madh, thotë Dr. Frankie Phillips, dietologe dhe zëdhënëse e “British Dietetic Association”.

Më poshtë, ajo ndan disa nga ushqimet që duhet të kufizoni për të ulur rrezikun.

Ushqimet e kripura

Nuk është e nevojshme të eliminoni plotësisht kripën nga dieta juaj, shpjegon Phillips. Për të funksionuar në mënyrë efikase, trupat tanë kanë nevojë për një sasi të vogël kripe. Rreth 1 çerek luge çaji në ditë është e mjaftueshme për të mbajtur muskujt, nervat dhe balancën e lëngjeve në kontroll.

 

Alkooli

Për fat të keq, nuk ka një limit të sigurt për konsumin e alkoolit pa rrezikuar ngritjen e tensionit, sipas Phillips. “Kjo, sepse alkooli ndikon në tre hormone që rregullojnë presionin e gjakut,” shpjegon ajo. Për shembull, alkooli rrit nivelet e reninës, e cila shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke bërë që presioni i gjakut të rritet për të shtyrë atë përmes hapësirave më të ngushta.

Alkooli është gjithashtu një pije me shumë kalori, që do të thotë se është shumë e lehtë të konsumosh kalori të tepërta. “Alkooli është një sulm i dyfishtë mbi tensionin e gjakut –  një arsye për shkak të efektit që ka mbi sistemet hormonale dhe tjetra, për shkak të rrezikut të shtimit në peshë,” shton Phillips.

Kafeina

Përveç kafesë dhe pijeve energjike, edhe çaji dhe çokollata janë burime kafeine, megjithëse në doza më të vogla.

Nëse jeni mësuar të pini kafe çdo ditë, atëherë nuk do të shihni një ndikim të madh pasi trupi përshtatet me stimuluesin, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)