Lexoni edhe:
Dua Lipa shfaqet duke marrë rreze dielli
Orizi është një drithë e pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale.
Të gjithë këta ushqyes transferohen në ujin ku drithi zien gjatë gatimit
Për këtë, arsye sipas të dhënave, këshillohet të përdoret uji i orizit për shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Vlerat e ujit të orizit për shëndetin e flokëve dhe lëkurës.
Dua Lipa shfaqet duke marrë rreze dielliLexoni edhe:
Nëse dëshironi të keni një lëkurë të freskët dhe me shkëlqim, atëherë duhet të përdorni më shpesh ujin e orizit.
Ai është shumë efikas në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura.
Sipas të dhënave ky ujë ndihmon në prodhimi ne qelizave të reja dhe përmirëson paraqitjen e lëkurës.
Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk.
Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.
Uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrrat.
Nëse e pini ujin e orizit, efektet do të jenë të ngjashme.
Ujin e orizit mund ta përdorni edhe si solucion zbutës për flokët.
Mjafton të masazhoni skalpin me ujin e orizit dhe më pas t’i jepni flokëve një shpëlarje përfundimtare.
Uji i orizit do t’i bëjë flokët më të buta dhe do u japë atyre më shumë shkëlqim.
Si të përgatisni ujin e orizit në shtëpi
Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi.
Mbushni një gjysëm filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm.
Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta.
Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer.
Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë që nga momenti i zierjes së orizit.
Gjatë këtyre ditëve, atë mund ta aplikoni rregullisht në lëkurë dhe flokë për të marrë përfitime maksimale.
(Kosova Sot Online)