Lexoni edhe:
A janë martuar Loredana dhe Karim?
A do ta imagjinonit ndonjëherë se qepa mund t’ju mbrojë nga sëmundje të rënda si kanceri apo problemet e zemrës?
Të pasura me komponime kimike squfuri, të cilat i kthejnë ato në perimet e fundit detoksifikuese dhe me shumë veti antibakteriale dhe antimikrobike, qepët, të freskëta apo të gjalla, nuk duhet të mungojnë në një dietë të shëndetshme.
A janë martuar Loredana dhe Karim?Lexoni edhe:
Në veçanti, qepa në kombinim me shafran i Indisë parandalon shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë, sipas hulumtimit të publikuar në Clinical Gastroenterology and Hepatology.
Gjithashtu, konsumimi i rregullt i qepëve vret kancerogjenët dhe qelizat kancerogjene. Kuercetina që përmbajnë redukton presionin e gjakut dhe ngurtësimin e arterieve, duke e mbajtur zemrën të shëndetshme për shumë vite.
Qepa ulë nivelin e glukozës në gjak, gjë që i bën ato aleate në luftën kundër diabetit, kanë veti antihistamine dhe anti-inflamatore dhe parandalojnë shfaqjen e astmës.
(Kosova Sot Online)