Cila më e shëndetshme: Verë e kuqe apo e bardhë?

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 07:58
Cila më e shëndetshme: Verë e kuqe apo e bardhë?

Pirja e verës së kuqe në sasi të moderuar mund të reduktoj një ndër faktorët e rrezikut të kancerit të gjirit, duke mundësuar një armë të natyrore mbi një ndër shkaktarët kryesor të vdekshmërisë tek gratë. Këto janë gjetjet e një studimi të kohëve të fundit që sfidon atë çka përgjithësisht dihet mbi efektin e konsumit të alkoolit dhe ndikimit të këtij të fundit tek kanceri i gjirit.

Mjekët prej shumë kohësh kanë vënë në dukje se akooli rrit nivelet e estrogjenit në trup, i cili nxit rritjen e qelizave kancerogjene.

 

Studimi të cilit i referohemi në këtë artikull vuri re se lëndët kimike që gjenden tek lëkura e farat e rrushit të kuq ulin lehtë nivelet e estrogjenit e rrisin ato të testosteronit tek gratë në perimenopauzë që konsumuan rreth 250ml verë të kuqe çdo mbrëmje për një muaj. I njëjti efekt nuk u vu re me konsumin e verës së bardhë.

Gjetjet e këtij studimi janë inkurajuese për gratë që konsumojnë herë pas here alkool, të cilat munden në këtë mënyrë të rivlerësojnë zgjedhjet e tyre. Kështu që, nëse ju është bërë zakon të konsumoni një gotë verë me vaktin e darkës mund të konsideroni pirjen e verës së kuqe si një zgjedhje më të zgjuar. Në këtë mënyrë mund të ndikoni edhe tek rreziku ndaj kancerit të gjirit.

Studimi i kryer nga Fondacioni për Zemrën Cedars-Sinai, u kërkoj 36 grave në mënyrë të rastësishme të konsumonin verë të kuqe Cabernet Sauvignon ose verë të bardhë Chardonnay çdo ditë për një muaj e më pas u kërkoj të konsumonin të kundërtën. Grave ju morr gjak dy herë për secilin muaj për të matur nivelet hormonale. Me anë të kësaj praktike, hulumtuesit kërkuan të përcaktonin nëse vera e kuqe imiton efektin e inhibitorëve të aromatazës, të cilët luajnë një rol kyç në menaxhimin e niveleve të estrogjenit. Inhibitorët e aromatazës përdoren aktualisht për trajtimin e kancerit të gjirit. Studiuesit panë se ndryshimet hormonale sugjerojnë se vera e kuqe mund të ndaloj rritjen e qelizave kancerogjene.

Gjithsesi, përfundimet e këtij studimi nuk tregojnë se vera e bardhë e rrit rrezikun ndaj kancerit të gjirit, por se rrushi i përdorur në prodhimin e tij mund të mos ketë të njëjtit element mbrojtës të gjendur tek rrushi i kuq. Lëndët kimike tek lëkura dhe farat e rrushit të kuq, të cilat nuk gjenden tek ai i bardhë, mund të ulin rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Pavarësisht gjetjeve të këtij studimi është i nevojshëm hulumtimi në grupe më të mëdha për të testuar më mirë sigurinë dhe efikasitetin e verës së kuqe në parandalimin e kancerit të gjirit. Të dhënat epidemiologjike të viteve të fundit tregojnë se edhe sasi të moderuara të alkoolit e rrisin këtë rrezik. Deri sa studime të tilla të kryhen, nuk rekomandohet që personat që nuk e konsumojnë fare alkoolin të nisin konsumin e verës së kuqe.

Si përfundim: Ky është një studim me bazë jo të gjerë. Nëse ju pëlqen konsumi i verës me vaktin e darkës, nuk është e nevojshme të hiqni dorë. Ky studim mund të shihet si një arsye më shumë për të zgjedhur verën e kuqe atëherë kur keni ndërmend të pini. Gjithashtu, nuk këshillohet fillimi i konsumit të alkoolit nëse nuk e preferoni.

(Kosova Sot Online)