Çfarë ndodh nëse gëlltitni çamçakëz?

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 08:37
Çfarë ndodh nëse gëlltitni çamçakëz?

Edhe pse nuk rekomandohet, nëse gëlltitni aksidentalisht një çamçakëz që po përtypni, nuk keni pse të shqetësoheni shumë.

Trupi juaj nuk mund të tresë çamçakëzin, por një pjesë e çamçakëzit të gëlltitur zakonisht do të kalojë përmes sistemit tuaj të tretjes – në thelb e paprekur – dhe do të dalë në jashtëqitje rreth 40 orë më vonë, ashtu si pothuajse çdo gjë tjetër që hani.

 

Megjithatë, nëse gëlltitni sasi të mëdha çamçakëz në një periudhë të shkurtër kohe, kjo mund të shkaktojë bllokim në zorrët tuaja.

Nëse gëlltitni një çamçakëz, ndoshta nuk ka asnjë arsye për të parë një mjek. Duhet të kalojë normalisht përmes traktit tuaj të tretjes.

Nëse gëlltitni një sasi të madhe çamçakëz ose nëse gëlltisni çamçakëz me objekte të tjera të patretshme, kjo mund të shkaktojë bllokim. Kjo mund të kërkojë kirurgji për ta hequr atë nga trakti juaj tretës.

Simptomat e një bllokimi zakonisht përfshijnë dhimbje barku dhe kapsllëk, ndonjëherë të shoqëruara me të vjella. Nëse mendoni se keni një bllokim të zorrëve, kontrollohuni tek mjeku i juaj.


(Kosova Sot Online)