Pse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon?

  • A.P /
  • 30 January 2025 - 07:39
Pse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon?

Kolla është një refleks mbrojtës që ndihmon trupin të pastruar mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet e grumbulluara. Sa më fuqishëm dhe më shpesh të kolliteni, aq më shumë mund të tregonë për një infeksion të fuqishëm, pasi sekrecionet e tepërta krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve.

Nëse këto sekrecione nuk nxirren jashtë, mund të çojnë në zhvillimin e bronkitit ose inflamacionit të mushkërive, gjendje që kërkojnë ndërhyrje mjekësore dhe trajtim të specializuar. Prandaj, është e rëndësishme të mos injoroni kollën dhe të ndërmerrni veprime të domosdoshme që në fazat e para.

 

Kolla që zgjat më shumë se kolla normale pas një ftohjeje është shumë më e zakonshme tek duhanpirësit. Gjithashtu, kjo mund të jetë një shqetësim edhe për të moshuarit, veçanërisht ata me imunitet të dobët.

Kur duhet të shkoni te pulmologu?

Nëse kolla zgjat më shumë se dy deri në tri javë, atëherë duhet të konsultoheni me një pulmonolog. Kolla e tillë konsiderohet kronike dhe mund të ketë një shkaktar që mund të përcaktohet vetëm nga një specialist.

Përveç kësaj, nëse gjatë kollitjes vëreni sekrecione me ngjyrë të trëndafiltë ose gjak, është e domosdoshme të vizitoni një ekspert sa më parë.

Këshilla për trajtimin e kollës

Nëse pini duhan, është thelbësore ta ndërprisni atë përkohësisht, së paku derisa kolla të kalojë. Për të ndihmuar trupin në nxjerrjen e gëlbazës dhe lehtësuar dhimbjet e fytit dhe mushkërive, mund të përdorni shurupa të posaçëm që veprojnë si melhem për fytin dhe ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Për ata që nuk preferojnë shurupet, ekzistojnë gjithashtu mundësi të tjera, si tabletat dhe pikash për inhalacione, të cilat mund të përdoren për të ndihmuar në nxjerrjen e sekrecionit. Konsultimi me farmacistin është i nevojshëm për të zgjedhur produktin më të përshtatshëm.

Në çdo rast, është e rëndësishme të merrni masa të shpejta dhe të kërkoni ndihmën mjekësore nëse kolla është e zgjatur, pasi ajo mund të jetë shenjë e një problemi më të thellë të shëndetit.

(Kosova Sot Online)