A duhet ngrënë qepa në darkë?

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 08:02
A duhet ngrënë qepa në darkë?

Aroma e qepës nuk i pëlqen askujt, por kjo nuk është një arsye e fortë për të mos ngrënë qepë.

Arsyeja e parë përse nuk duhet të hani qepë në mbrëmje është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra.

 

Në këtë mënyrë ajo ju prish gjumin, ndërkohë që ky i fundit është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbien e organizmit.

Arsyeja e dytë, sipas të dhënave të agroweb.org, është se qepa shkakton urth, dhe ky efekt anësor është më i dukshëm në mbrëmje.

Ky efekt i qepës shkakton lëvizjen e mbetjeve ushqimore dhe aciditetit në ezofag dhe ndjenja e urthit është shumë më e fuqishme dhe zgjat për shumë kohë në mbrëmje.

Si qepa, ashtu edhe hudhra janë të vështira për t’u tretur në mbrëmje, sidomos përpara se të bini në gjumë.

(Kosova Sot Online)