
Sythat e mështeknës – shërimi pranveror

Mështekna që moti njihet si lis shërues, e gjethet e saj të reja janë si diuretik dhe ndikojnë kundër inflamacioneve. Por, pak dihet për efektin shërues të sythave të mështeknës, madje më shërues se sa gjethet. Nga sythat e mështeknës përgatiten lloje të ndryshëm të çajit ose tinkturë, derisa vaji prej tyre shërben për t’ju bërë masazh nyjave me dhimbje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çfarë përmbajnë sythat e mështeknës
Sythat e mështeknës janë të vegjël, të gjatë rreth 5 mm, të mbuluar me fleta të gjelbra dhe të kuqe ezmere, nga pak ngjiten për dorë. Sythat janë të pasur me flavonoide që ndikojnë kundër inflamacioneve, përmbajnë vaj eterik, vitaminë C.
Shërimi pranveror: hani 2-3 sytha të freskët, të papërpunuar në ditë.
Vetitë shëruese:
Organet e frymëmarrjes: Sythat qetësojnë kollën, lehtësojnë kollën dhe ndihmojnë kundër ftohjes, bronkitit dhe infeksionit të mushkërive.
Gjaku: Sythat e mështeknës e pastrojnë gjakun, largojnë helmet nga trupi dhe përmirësojnë metabolizmin.
Mëlçia: Sythat e mështeknës përmirësojnë punën e mëlçisë dhe e pastrojnë atë.
Veshkat dhe fshikëza urinare: Sythat e mështeknës përmirësojnë punën e veshkave dhe sekretimin e urinës dhe ujit nga trupi dhe ndihmojnë kundër mbetjes së urinës. Sythat e mështeknës ndihmojnë edhe kundër artritit, pastrojnë lëkurën dhe ndihmojnë kundër temperaturës.
(Kosova Sot)