Duhet t’i flisni bebes në bark
Shkencëtarët kanë zbuluar se në rast se i flisni bebes së palindur në bark, kjo do të përmirësojë aftësitë e fëmijës në të folur më vonë në jetë.
Shkencëtarët kanë zbuluar më herët se bebja në bark mund të ndjejë fjalët e nënës.
Por deri më tani nuk dihej se çfarë roli ka zëri i nënës në zhvillimin e mëvonshëm të bebes.
Tani shkencëtarët thonë se zëri i saj luan një rol direkt në zhvillimin e dëgjimit dhe gjuhës tek fëmija.
Studimi është kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.