Ja si i sheh prindërit foshnja e porsalindur (FOTO)
Hulumtuesit e Institutit të Psikologjisë në Universitetin e Oslos dhe në Universitetin Uppsala kanë bërë një studim interesant me foshnje të porsalindura.
Ky studim ka zbuluar se distanca maksimale që një bebe mund të dalloj se a jeni nervoz apo të lumtur është 12 inç (30 cm).
Nëse distanca rritet për 24 inç (60 cm) apo më shumë, imazhi përkeqësohet dhe bebja nuk mund t’i dalloj shprehjet e fytyrës.
Sipas profesorit Svein Magnussen, të porsalindurit janë të aftë t’i imitojnë shprehjet e fytyrës të të rriturve që nga dita e parë e jetës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ata e kuptojnë saktësisht se çfarë një shprehje e caktuar e fytyrës do të thotë.
Sidoqoftë, nëse dëshironi që foshnja t’ju sheh, vetëm afrohuni më shumë.
(Kosova Sot)