Gjithçka gati për Superkupën mes Juventusit e Milanit, formacionet zyrtare

  • 16 January 2019 - 17:56
Gjithçka gati për Superkupën mes Juventusit e Milanit, formacionet zyrtare

Prej orës 18:30 do të fillojë ndeshja e finales së Superkupës së Italisë mes Juventusit e Milanit në “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite.

Njëra prej skuadrave ka mundësinë që të kthehet në Itali me një trofe, ku të dy skuadrat kanë nga shtatë tituj të Superkupës italiane, dhe sonte njëra prej tyre do të bëhet skuadra me më së shumti Superkupa në Itali.

Në Serie A Juventusi aktualisht është në krye të renditjes me 53 pikë, 22 më shumë se Milani në pozitë të pestë.

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetá; Castillejo, Cutrone, Calhanoglu.

 

(Kosova Sot)