Milot Rashica titullar i padiskutueshëm për Werderin kundër Leverkusenit, formacionet

  • 17 March 2019 - 12:46
Milot Rashica titullar i padiskutueshëm për Werderin kundër Leverkusenit, formacionet

Milot Rashica do ta nisë nga fillimi ndeshjen për Werder Bremenin kundër Bayer Leverkusenit në një ndeshje të Bundesligës, që do të zhvillohet sot me fillim në orën 13:30.

Bremeni do të luajë në udhëtim në BayArena në Leverkusen, në përpjekje për t’i marrë tri pikët e plota në luftë për një vend në Ligën e Evropës.

Bremeni ka 36 pikë në pozitën e nëntë, gjashtë më pak se Leverkuseni që renditet i gjashti, në pozitën e fundit që siguron një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe këtë: Panucci: Do ta ndryshojmë stilin e lojës duke filluar nga ndeshja me Turqinë

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Rashica do të kërkojë ta vazhdojë formën e lartë edhe në këtë ndeshje.

Kjo do të jetë hera e 11-të që 22-vjeçari nga Vushtrria luan si titullar për Bremenin.

Pas kësaj ndeshje, ai do të udhëtoj drejt vendlindjes për t’iu bashkuar ekipit kombëtar për ndeshjet e marsit.

Formacioni zyrtar:

(Kosova Sot)