Lexoni edhe:
Italia vendos t’i rihapë stadiumet për tifozë më 3 tetor
Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është përpjekur ta shkelmojë me shaka Virgil van Dijkun, pasi qendërmbrojtësi kishte ndërhyrë në intervistën e tij duke u sjellë me biçikletë.
Futbollisti shqiptar ishte duke folur për mungesën e minutazhit në sezonin që lamë pas, ndërsa holandezi dhe Georginio Wijnaldum vendosën ta ngacmonin.
Derisa 28-vjeçari po fliste para kamerës së LFCTV, dy bashkëlojtarët e tij shkonin rreth e rrotull duke nxitur reagimin e Shaqirit.
Italia vendos t’i rihapë stadiumet për tifozë më 3 tetorLexoni edhe:
“Ej, njeri largohu!”, u bërtiti atyre, para se të tentonte me shkaka ta shkelmonte Van Dijkun.
Videoja është publikuar në faqen e Liverpoolit në Instagram dhe tregon për raportet e mira që i ka shqiptari me bashkëlojtarët e tij, përkundër spekulohet për largimin e tij nga Anfield.
Në sezonin që mbaroi, Shaqiri ishte prapa Roberto Firmino, Mohamed Salah e Sadio Mane në përzgjedhjet e Jurgen Kloppit, ndërsa problemet me lëndime ia përkeqësuan më shumë situatën.
Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të largohet nga Redsat këtë verë dhe se do të luftojë për vendin e tij.
(Kosova Sot Online )