
Gjilani konfirmon se ka zbarkuar në San Marino para ndeshjes me Tre Pennen
Gjilani ka konfirmuar se kanë arritur në San Marinon para ndeshjes me Tre Penen në parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Skuadra kosovare do të zhvillojë takimin të enjten e kësaj jave nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stadio Olimpico di Serrvalle’. Gjilani ka bërë të ditur se ata kanë kryer testet me Coronavirus, mirëpo që sonte do të testohen sërish nga autoritetet e San Marinos.
{486131/}
Gjilanasit tashmë kanë publikuar edhe listën e lojatrëve që do të luajnë kundër Tre Pennes, gjersa do të mungojnë Keta Aziz për mungesë të dokumente dhe Sebino Plaku që është i lënduar.
Skuadra nga Superliga e Kosovës shpreson që të mos e ketë fatin e njëjtë me Dritën dhe Prishtinën, që lojtarët e tyre rezultuan pozitiv edhe pse kishin bërë testet për COVID-19 në vendin tonë.
(Kosova Sot Online )