Lexoni edhe:
E konfirmon Anderson Silva: Arrita marrëveshje me Conor McGregorin për të zhvilluar super duelin – UFC e shkatërroi atë
Robin Krasniqi ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajsh.
Boksieri shqiptar do të qëndrojë në kategorinë e mëparshme, në atë gjysmë të rëndë.
Me një postim në llogarinë e tij në Facebook, Robini ka bërë të ditur se do të takohet me Stanislav Eschner këtë të shtunë. Dueli zhvillohet n Magdeburg në një arenë të hapur, derisa shpreson të fitojë kundër 31-vjeçarit.
“Duel zhvillimprurës këtë të Shtunë në Gjermani!”. “Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndën”.
“Kundërshtari i Robinit është 31-vjeçari nga Çekia, Stanislav Eschner”.
“Dueli do të zhvillohet në Magdeburg, në ambientet e hapura të ‘Seebühne Elbauenpark'”, ka njoftuar Robin Krasniqi në Facebook.
(Kosova Sot Online )