Lexoni edhe:
Ja data dhe ora e superndeshjes në Champions, Tirana – Cërvena Zvezda!
Jose Mourinho dëshiron ta kthejë në Tottenham anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, gjatë kësaj vere.
Bale, i cili është i padëshiruar në Real Madrid dhe plotësisht jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane, mund të kthehet te klubi ku bëri emër në futbollin evropian. Trajneri i tanishëm i Tottenhamit, portugezi Jose Mourinho, është admirues i njohur i uellsianit. Ai e kishte kërkuar 31-vjeçarin edhe gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester United.
Ja data dhe ora e superndeshjes në Champions, Tirana – Cërvena Zvezda!Lexoni edhe:
Por Bale deri tani ka qenë në qartë në qëndrimin e tij, duke theksuar se ka për qëllim të qëndrojë në Madrid deri në përfundim të marrëveshjes me klubin, e cila i skadon në vitin 2022.
(Kosova sot Online )