Lexoni edhe:
Vdes avokati i njohur kosovar nga COVID-19
Policia franceze ka thënë se i ka arrestuar 148 persona gjatë trazirave në kryeqytet, pas humbjes së Paris Saint-Germain 1:0 kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve të dielën.
Mijëra tifozë të PSG-së u mblodhën në bulevardin “Champs-Elysees”, për ta shikuar finalen dhe ngelën zemërthyer, sepse ekipi i tyre pësoi disfatë 1:0 falë golit të Kingsley Coman me kokë në pjesën e dytë.
Vdes avokati i njohur kosovar nga COVID-19Lexoni edhe:
Ata shkaktuan trazira duke djegur dhe shkatërruar makina të shumta dhe dyqane. Pamje të publikuara pas ndeshjes e shfaqin një trazirë të madhe të shkaktuar nga tifozët e tërbuar.
Zjarrfikësit mund të shihen duke e shuar zjarrin në disa makina afër bulevardit.
Rrugës duke u larguar nga bulevardi në një numër të madh, tifozët parisienë i dogjën edhe shportat e mbeturinave dhe thyen dyqane.
PSG-ja po luftonte për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë.
As if Paris needed a new reason to riot!! https://t.co/mUOy1Nusap
— Alok Badri (@alok_TTID) August 23, 2020
(Kosova Sot Online )