
Zyrtare: Vojvoda i bashkohet Torinos
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i është bashkuar Torinos nga Standard Liege, njofton klubi i Serie A.
Vojvoda ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Torinon, e cila do ta mbajë atë në Serie A deri në verën e vitit 2024.
Ai i bashkohet shokut të vet nga Kombëtarja e Kosovës, Samir Ujkanit, në stadiumin olimpik.
“Klubi i Futbollit Torino njofton me kënaqësi se i ka siguruar shërbimet e lojtarit të Standard Liege Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare”, thuhet në njoftimin e Torinos.
I rritur në akademinë e Liege, ylli i lindur në Llaushë të Skenderajt, debutoi në ligën elitare belge për Royal Excel në seozanin 2016/17.
Pas tri vjetëve dhe 103 paraqitjeve për Excel, Vojvoda u kthye në Liege ku luajti sezonin e fundit.
25-vjeçari i ka bërë 22 paraqitje për kombëtaren dardane, me të cilën e ka shënuar një gol.
(Kosova Sot Online)