
SC Gjilani me formacion sulmues kundër APOEL
SC Gjilani do ta vazhdojë sot rrugëtimin në Europa Ligë kundër APOEL Nicosias
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar në ora 19:00.
Trajneri Gentjan Mezani ka startuar me një formacion tepër ofensivë në këtë ndeshje, duke startuar me formacion 4-3-3, me Prognin, Nikaçin e Hajdarin në sulm.
Në anën tjetër, trajneri qipriot Marinos Ouzounidis do të startojë me një formacion më të balancuar 4-4-2.
Ndeshja do të fillojë nga ora 19:00 në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)