Lexoni edhe:
City, PSG, United apo Inter? Formacionet me Messin
Interi raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të sulmuesit norvegjez, Alexander Sorloth, i cili ka qenë i huazuar të Trabzonspor sezonin e kaluar. Sorloth ka shënuar 24 gola në 34 ndeshje në Super Ligën e Turqisë dhe zikaltërit janë, sipas Rai Radio 2, shumë afër një marrëveshje me “Shqiponjat” e Premier Ligës.
City, PSG, United apo Inter? Formacionet me Messin Lexoni edhe:
Detalet e negociatave ende nuk janë bërë të ditura, por 24 vjeçari duket se preferon një kalim në Serie A. Ish sulmuesi i FC Midtjylland asnjëherë nuk ka arritur që ta bind skuadrën e Premier Ligë, por paraqitja e tij e mirë në Turqi sezonin e fundit mund të ia sigurojë një kalim në Serie A këtë verë.
(Kosova Sot Online )