Sadiku zgjedh Turqinë, merret vesh me klubin e ri

  • 29 August 2020 - 11:23
Sadiku zgjedh Turqinë, merret vesh me klubin e ri

E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke.

Mediat e këtij vendi raportojnë se është arritur akordi mes bomberit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Samsunspor që këtë vit u ngjit në kategorinë e dytë të futbollit turk dhe synon rikthimin e menjëhershëm në elitë aty ku luante para disa vitesh. Mediat në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e Sadikut me parametër zero te Samsunspor.

Në ligën e parë turke Sadiku do të ketë si rival shokun e tij në kombëtare Sokol Cikalleshi që luan me Akhisarspor por edhe Gentian Selmanin e David Domgjonin që aktivizohen te Menemenspor.

(Kosova Sot Online )