Lexoni edhe:
Challandes e pranon se kundër Greqisë mund të ketë mungesa të mëdha
Ciro Immobile ka nënshkruar kontratë të re me Lazion, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.
Lazio njoftoi se përfaqësuesi i Italisë ka vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen asaj, duke nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare. “Lajmi i sotëm është se Ciro Immobile i është përkushtuar Lazios për edhe pesë vjet, deri më 2025”, thuhet në një njoftim të Lazios.
Challandes e pranon se kundër Greqisë mund të ketë mungesa të mëdha Lexoni edhe:
Immobile e fitoi Këpucën e Artë në Evropë sezonin e kaluar, duke i mposhtur në garë Robert Lewandowskin e Bayern Munich dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.
Ai e shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A sezonin e fundit. Në total, Immobile i ka shënuar 125 gola në 178 ndeshje për Lazios, të cilës iu bashkua më 2016.
.@StefanoDeMart13 a Lazio Style Channel ë @ciroimmobile ha rinnovato il suo contratto con la #SSLazio fino al 2025 ë#CMonEagles ë pic.twitter.com/7CbHhr0MUd
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 31, 2020
(Kosova Sot Online )