Chelsea ia cakton çmimin Kantes, të shumëkërkuarit nga Interi

  • 01 September 2020 - 09:14
Chelsea ia cakton çmimin Kantes, të shumëkërkuarit nga Interi

Chelsea ka vendosur t’ia caktojë një çmim marramendës mesfushorit të vet francez, N’Golo Kante, i cili kërkohet me ngulm nga Interi në Serie A.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është admirues i madh i Kantes, prandaj u ka kërkuar shefave të vet ta bëjnë të pamundurën për t’ia sjellë atë në Meazza. Conte ka punuar me Kanten gjatë kohës së tij në Chelsea dhe përveç tij, synon t’i sjellë në Inter edhe Emerson Palmierin dhe Olivier Giroud.

Sipas mediave angleze, gjiganti i Premierligës ia ka vendosur atij një çmim prej 90 milionë euro, sepse synon të fitojë para pas blerjeve të mëdha që i ka bërë këtë verë, duke i afruar yjet si Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell dhe Kai Havertz.

Interi hoqi dorë nga talenti i madh italian, Sandro Tonali i Brescias, duke i hapur rrugë rivalit, Milan, t’i sigurojë shërbimet e tij.

Arsyeja thuhet të jetë Kante, por çmimi i tij prej 90 milionë euro mund të jetë i paarritshëm për Interin në këtë kohë.

(Kosova Sot Online )